Arrestohet vrasësi i komunitetit LGBT

0

Policia në Bangladesh ka arrestuar të akuzuarin për vrasjen e një aktivisti për të drejtat e homoseksualëve dhe shokun e tij.
I dyshuari është identifikuar si Shariful Islam Shihab, i cili ishte ish-anëtar i grupit islamik “Harkatul Xhihadit”.

Xulhaz Mannan, redaktor i revistës së parë në Bangladesh për komunitetin LGBT, dhe aktivisti, Mahbub Rabbi Tonoy ishin vrarë muajin e kaluar.

Në muajt e fundit në Bangladesh janë rritur sulmet e dhunshme kundër aktivistëve homoseksualë dhe grupeve të tjera minoritare, shkruan BBC.

Njësitë kundër terrorizmit nuk kanë dhënë shumë detaje për të arrestuarin, përveç konfirmimit se 37 vjeçari ka vrarë ata.

 

Share.

About Author