Protestë në Drenas kundër mbajtës së mbrëmjes së maturës në një objekt pa leje ndërtimi

0

Siç ishte paralajmëruar, sot u mbaj protestë në Korroticë të Epërme para objektit afarist, i cili është ndërtuar pa leje (sado që gjatë ndërtimit Drejtoria Komunale e Inspektoratit të Komumës sonë 5 herë i ka ndaluar punimet dukë i vënë shiritin, e ka gjobitur dhe lënden e ka përcjellur në Gjykatë), prap pronari i këtij objekti ka lidhur marrëveshje me Këshillin e shkollës së mesme teknike për mbajtjen e mbrëmjës së maturës për maturenatët e kësaj shkolle.

Pse nuk duhet të mbajnë mbrëmjë festive shkollat publike në lokale të tilla afariste?

Sepse:
• Nuk kanë leje ndërtimi
• Nuk kanë licencë operimi
• Nuk paguajnë asnjë taksë shtetit
• Nuk kanë kontroll higjeno-sanitar (nëse ndokush nga nxënësit helmohet nga ushqimi apo kushtet higjeno-sanitare, askush nuk jep përgjegjësi, meqë objekti operon ileglisht).

Pse protestuam sot?

Sepse pronarët e këtij objekti afarist kanë sfiduar Komunën dhe Shtetin tonë në përgjithësi, meqë gjatë ndërtimit të këtij objekti, Drejtoria Komunale e Inspeksionit plot pesë herë i ka ndërprerë punimet që zhvilloheshin pa leje, e ka gjobitur disa herë pronarin dhe lënden e kësaj çështjeje e ka dërguar në Gjykatë, por prap pronari nuk ka ndaluar punimet për t’u paisur me leje, por kundërligjshem ka vazhduar punën.

Baza ligjore:

Udhëzimi Administrativ (MASHT) 02/2016 – për aktivitetet jashtëshkollore, e ka rregulluar këtë çështje.
Drejtori dhe kujdëstarët e klasëve janë të obliguar që të mbikqyrin pjesëmarrjen e maturantëve në mbrëmjë të maturës. Ata (drejtori ose personi I autorizuar) janë përgjegjës që 7 ditë më herët t’i maturantët dhe prindërit e tyre për obligimet dhe përgjegjësistë e maturantëve në mbrëmje.

Meqë bëhët fjalë për shkollë publike, e cila direkt menaxhohet nga Drejtoria Komunale për Arsim, unë i jam drejtuar më një kërkesë kësaj të fundit, por nuk kam pranuar asnjë përgjigjie.

Rreth marrëveshjës së shkollës së mesme teknike (shkollë publike) me një objekt afarist pa leje operimi për organizimin e mbërmjës së maturës, nesër do ti drejtohem edhe Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha Institucioneve relevante ka shkruar asambleisti në rradhët e PDK-së Xhavit Drenori.

Share.

About Author