Tre lojtarët e Bayernit e rrethojnë yllin e Kosovës (Foto)

0

Futbollisti i talentuar i Hannover 96, ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë për 61 minuta sa qëndroi në fushë.

Valmir Sulejmani e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Bayernit.

Futbollisti i talentuar i Hannover 96, ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë për 61 minuta sa qëndroi në fushë.

Madje një foto e publikuar në mediat gjermane, shihet Valmiri duke kontrolluar topin, ndërsa për t’ia marrë atë ishin ofruar tre yjet e Bayernit, Arturo Vidal, David Alaba dhe Franck Ribery.

Sulejmani është vlerësuar më së larti së bashku me Arturo Sobiech nga skuadra e tij për këtë përballje.

Paraqitja ndaj Bayernit ishte e pesta për futbollistin gjilanas këtë edicion në Bundesligë, ndërsa për stinorin e ri ai pritet të jetë lojtari kryesor i Hannoverit në Bundesliga 2.

20-vjeçari është rritur në akademinë e Hannover 96, ndërsa ai është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës.

Valmir Sulejmanii

Share.

About Author