Zaev : Nuk ka zgjedhje në Qershor

0

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për “France-Presse”, deklaroi se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni duhet të shtyhen për në vjeshtë pasi nuk plotësohen kushtet.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet që të shtyhen ndoshta për në vjeshtë, për faktin se nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha ai.

Parlamenti u shpërbë muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për t’i dhënë fund krizës politike, të cilën e ndërmjetësonte BE-ja. Lidhja Social-Demokratike dhe dy parti tjera kyçe refuzuan që të marrin pjesë në zgjedhje.

“E di se zgjedhjet nuk do të mbahen me 5 qershor”, deklaroi Zaev. Lideri i opozitës u thirr në bisedimet midis përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe partive politike.

Zaev thotë se pret nga të gjitha partitë politike që në fillimin e javës së ardhshme, në pajtueshmëri me ligjet maqedonase ta ftojnë kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski që të caktojë një seancë. “Bashkërisht e dimë se zgjedhjet do të shtyhen”, deklaron Zaev./Shekulli

Share.

About Author