BE-ja shtyn liberalizimin e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë

0

Vendet e BE  kanë shtyrë liberalizimin e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, raporton Reuters, duke cituar burime të delegacionit evropian.

Heqja e vizave për Kosovën është ngadalësuar përkundër rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për të liberalizuar regjimin e vizave, njejtë ndodhi edhe më shtetet e tjera që janë në pritje të këtij procesi, raportoi Reuters.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së, do të marrin vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën para vjeshtë së këtij viti, transmeton Indeksonline.

Kur bëhet fjalë për Turqinë, Brukseli thotë se duhet plotësuar 72 kriteret që janë kusht për heqjen e vizave apo në të kundërtën Ankaraja do të humbasë afati në fund të qershorit.

Turqia është deklaruar se do të prish marrëveshjen me BE-në për refugjatët nëse BE-ja nuk i heq vizat për qytetarët e saj.

“Vendimi për këto shtete do të merret pasi të mbarojnë pushimet verore”, kanë thënë diplomantët.

Parlamenti Evropian do t’i miratohej marrëveshjet që do të zgjasin nga 4 deri më 7 korrik dhe do të vazhdojë operimi i tyre deri nga mesi i shtatorit.

Share.

About Author