Klinë: Konfiskohen granata dore, fishekë dhe eksploziv

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.

N20150227_1

Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.

Këto konfiskime pasuan pasi një mashkull i komunitetit shqiptar kishte informuar policinë se bleu shtëpi nga një mashkull i komunitetit serb dhe se brenda brenda oborrit të shtëpisë dyshonte se kishte lëndë shpërthyese, njofton Klan Kosova.

Pas raportimeve Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ekipet kompetente dolën në vendin e ngjarjes e ç’rast edhe ndodhën konfiskimet për lëndët e lartpërmendura.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente.

Share.

About Author