Kuçi e Hoxhaj plotësojnë vednet e lëra nga Thaçi në Qeveri

0

Dy pozitat që Hashim Thaçi ka lënë të zbrazta pas zgjedhjes në krye të vendit, janë zëvendësuar nga dy zyrtar të tjerë të PDK-së,

Zëvendëskryeministër në vend të Thaçit, është emëruar ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi. Ndërkaq, ministër i Punëve të Jashtme, është emëruar Enver Hoxhaj. Emrat e tyre i ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë të përbashkët me partnerin e tij qeverisës, Isa Mustafa.

Ky i fundit i ka uruar dy ministrat për pozitat e tyre të reja dhe ka konsideruar se së bashku me ta, do të arrijnë realizimin e synimeve qeverisëse.

 

Share.

About Author