Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i Jashtëm

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa nga LDK, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për riformatimin e qeverisë.

“Kemi arritur një marrëveshje të përbashkët që të shihet të gjitha mënyrat dhe fushat për zhvillimin e vendit, në kontekste të ndryshme. Po ashtu kemi rënë dakord që në vitin tjetër të fillojmë me Ligjin për sigurimet shëndëtësore. E dimë që do të jetë e vështirë, por jemi të përkushtuar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë mbështetje kur kanë nevojë. Ligji për Trepçën do të përfundohet gjatë këtij viti. Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit jemi marrë vesh që të ketë edhe dy emërime të reja, duke propozuar Hajredin Kuçin si zëvendëskryeministër, ndërsa Enver Hoxhaj do të jetë ministër i jashtëm”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Mustafa ka vlerësuar se ndryshimet e bëra sot do t’i kontribuojë efikasitetit të Qeverisë dhe realizimit të qëllimeve qeverisëse të koalicionit.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajnë sot një konferencë për media në orën 12:00

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e kryeatrit Veseli.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj konference.

 

Share.

About Author