Mitrovicë, Policia s’ka të dyshuar për sulmin në Komunë

0

Mbrëmjen e kaluar persona të pa njohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të objektit të Komunës së Mitrovicës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila tashmë ka filluar hetime për këtë rast.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për lajmi.net  se në vendin e ngjarje janë gjetur prova materiale, në të cilat shihet se në drejtim të objektit është gjuajtur me armë zjarri.

Zahiti ka thënë se nga hetimet e para dyshohet se është gjuajtur me armë të kalibrit të vogël – pistoletë. Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar e as të dyshuar nga ky rast dhe se puna në objektin komunal është duke vazhduar normalisht me përjashtim të pjesë ku është gjuajtur me armë.

Ndryshe të mërkurën në parkingun e Komunës së Mitrovicës janë dëmtuar disa vetura nga disa vetaranë të UÇK-së. /drenicasot.com

 

Share.

About Author