Muaji i Madhërishëm i Ramazanit fillon për një ditë në gjithë botën, konfirmohet edhe nga BIK-u.

0

Ndryshe prej herëve të kaluar, kësaj radhe, në të gjithë globin më shumë se një miliardë myslimanë do ta fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit për një ditë.

Liderët kryesor fetarë nga e gjithë bota kanë vendosur që muaji i paqes dhe solidariteti të nis më 6 qershor dhe do të përfundoj më 5 korrik 2016. Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar vendimin e përbashkët për fillimin e ditës së Ramazanit.

Ahmet Sadriu përfaqësues i BIK-ut ka potencuar se pas një takimi të mbajtur nga të gjitha shtetet, është arritur që të vendoset një datë e njëjtë për të gjitha vendet, për shkak se më herët ka pasur dallime në disa vende për fillimin e këtij muaji.

Muaji i Ramazanit  do të startojë në datën e njëjtë me 6 qershor dhe do të përfundojë me 5 korrik.

Share.

About Author