Gani Geci shpallet fajtor për vrasje

0

1

Trupi gjykues i EULEX-it e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të cilësuar si vrasje e rëndë e kryer në muajin gusht të vitit të 2014.

Me këtë vendim, Gani Geci ish-deputet, është shpallur fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, raporton KTV.

Vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit 2014 në qendër të Skenderajt.

“Gani Geci për shkak të përplasjes verbale me viktimen, ka qenë në afekt të rëndë mendor dhe ka nxjerr revolen e tij dhe ka shtënë me 4 plumba në drejtim të tij”, ka lexuar gjyqtari aktgjykimin.

Gani Geci është shpallur fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, ndërkaq gjykata e ka refuzuar veprën penale përdorim të armës ose instrument të rrezikshëm sepse kjo vepër penale konsumuar me shpalljen fajtor për vrasje.

Geci dhe i ndjeri Shaqiri kanë pasur konflikt disa vjeçar, është thënë në aktgjykim. Përcjellë DrenicaSot.

 

Share.

About Author