Në lagjën Kodrali në Arllat fillojnë punimet për asfalltimin e rrugës

0

Në lagjën Kodrali në fshatin Arllat kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës. Banorët shprehën të kënaqur për fillimin e punimeve, që siç thanë edhe ata, shumë të nevojshme për këtë lagje.

” Ne e falënderojmë Komunën e Drenasit, përkatësisht Drejtorin e Urbanizmit që kanë bërë një investim shumë të qëlluar për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjën tonë dhe në fshatin tonë në përgjithësi. – Një falënderim të veqantë e kemi edhe për Administratorin e Fshatit Arllat: Shumzim Bujupi i cili ka bërë një angazhim maksimal dhe një punë shumë serioze deri në realizimin e këtij projekti, por edhe të projekteve të tjera, u shpreh për DrenicaSot një banor i kësaj lagje.

 

Në Lagjën Kodrali do të bëhet edhe vendosja e “Trafos Elektrike” nga Kompania ĶEDS, dhe pastaj Projekti për vendosjen e kontenjerëve për hedhjën e mbeturinave,  që pritet të realizohet se shpejti në fshatin tonë dhe që financohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman.

Gjatë këtij viti pritet edhe vazhdimi i fazës së dytë të Projektit të Ujësjellësit për dy lagjet e fshatit , që është financuar nga Ministria e Ambientit në bashkëpunim me Komunen e Drenasit.

eg1 eg2 eg3

Share.

About Author