Nxënësit në Kosovë më mirë e dinë anglishten se gjuhën shqipe

0

Nxënësit e Kosovës ka arritur rezultate më të larta në gjuhën angleze sesa në gjuhën e tyre amtare në një test kombëtar të arsimit fillor – edhe pse jo të gjithë i marri këto rezultate serioze.

Në Kosova është mbajtur një test i përgjithshëm multi-subjekt për klasat e 9 -ta i cili është viti i fundit i arsimit fillor, shumica e nxënësve kanë arritur rezultate më të mira në gjuhën angleze se sa në gjuhën e tyre amtare shkruan BalkanInsight.

Studentët shënuan rezultat prej 64.7% në gjuhën e tyre amtare (shqip), ndërsa rezultati në gjuhën angleze ishte 77.9%, një diferencë prej më shumë se 13 për qind në favor të gjuhës angleze.

Ministria e Arsimit e Kosovës publikoi këto të dhëna të hënën, duke thënë se niveli i përgjithshëm i arritjeve ishte 64.7%, transmeton Indeksonline.

Edhe nxënësit serbët që jetojnë në Kosovë iu nënshtruan këtij testi vetëm në një sistem ndryshe, statistika përfshijë edhe pakicat e tjera të integruara në sistemin arsimor të Kosovës, si boshnjakët dhe turqit si dhe shqiptaro-folësit.

Lënda e dytë me rezultatin më të lartë ishte Informatika, me një normë arritje prej 72,9%, ndërsa të gjitha lëndët tjera si matematikë, histori dhe biologjisë shënoi më pak se 70%.

Këto rezultate kanë ndjekur trendin e  një viti më patë, pra të 2015, ku studentët kishin shënuar 85.8% arritje në gjuhën angleze dhe vetëm 63.9% në gjuhën e tyre amtare, raporton indeksonline.

Sociologët, gjuhëtarët dhe ekspertët në Kosovë kanë thënë se rezultatet e mira në anglisht mund të jenë pasi ajo është gjuhë internacionale dhe për informatikë kanë thënë se lidhet me përdorimin e IT nga brezat e rinj.

Bardh Rugova, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës, tha se rezultatet nuk duhet të merren shumë seriozisht.

“Institucionet e Kosovës vlerësojnë nëntë vjet studim fillore në një provë të vetme, ku nxënësit janë të lejuar edhe të kopjojnë, kështu që këto shifra do të thonë asgjë”, ka thënë Rugova për BIRN-in.

Rreth 33,400 nxënës të arsimit fillor morën pjesë në testin i cila u mbajt më 21 maj, prej të cilit 33.102 nxënës kaluar provimet, percjellë DrenicaSot.

Share.

About Author