Rama: Pranimi në UEFA e FIFA realitet i ri për ata që e shohin me bisht syri Kosovën

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë Kosovare dhe asaj Shqiptare ri përsëriti se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave shpëtoi BE-në nga një turp i madh. Po ashtu, Rama shtoi se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do të realizohet në flamurin evropian.

Në fjalimin e tij, Rama ka përmendur edhe asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, në të cilën tha se vazhdimisht është theksuar nevoja e institucionalizimit të Kosovës me NATO-n, për çka tha se Kosova e ka përkrahjen e plotë të Shqipërisë.

Duke folur për marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, për të cilat shpreson se së shpejti do të jenë të bashkuara në flamurin evropian.

Kryeministri Rama tha se pranimi i Kosovë në UEFA dhe FIFA ka qenë një realitet krejt i ri jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë ata që Kosovën ende nuk e konsiderojnë shtet, raporton drenicasot.com

Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërsië, ka thënë rekomandimi për vizat ka çliruar të gjithë.

“Lajmi për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ka çliruar të gjithëve kurse pranimi në UEFA e FIFA  për Kosovën ka qenë një realitet i ri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë ata që e shohin me bisht syri Kosovën”, ka thënë Rama./drenicasot.com.

Share.

About Author