Skenderaj, dëgjim publik për shpronësimin e pronave

0

Komuna e Skenderajt do organizojë dëgjim publik me qytetar të disa fshatrave për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Rajonale Klinё e Epёrme-Skenderaj-Polluzhё.

Dëgjimi publik do të organizohet për qytetarët e Klinё e Epёrme, Klinё e Mesme, Klinё e Poshtme, Novosellё, Polac i Vjetёr, Polac i Ri, Kryshec dhe Llaushë , i cili mbahet mё 9 Qershor 2016 nё ora 10:30, nё Shtёpinё e Kulturёs “Hasan Prishtina” nё Skenderaj .

“Dëgjimi Publik do tё mbahet lidhur me shpronёsimin pёr inters publik tё pronave tё paluajtshme tё pronarëve dhe zotëruesve tё interesit, tё cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Rajonale R102 dhe janë pjesë e shpronësimit”.

“ Ky Dёgjim Publik vije pas Vendimit tё Qeverisё sё Kosovёs Nr. 02/87, tё datёs 13.05.2016 dhe organizohet nga Departamenti i Shpronёsimit i Ministrisё sё Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nё bashkëpunim me Komunën e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt, përcjell drenicasot.com

Nё Dёgjim Publik marrin pjesё edhe pёrfaqsues tё Ministrisё sё Infrastrukturёs dhe Komunёs sё Skenderajt.

Share.

About Author