Koci: Për të qenë ministër duhet të jesh i pakurrizor dhe i dëgjueshëm

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka shpërthyer me akuza ndaj vendorëve e ndërkombëtarëve pas mos emërimit të tij në postin e ministrit të Drejtësisë.

Koci i cili është nga rajoni i Drenicës, ishte propozuar nga PDK që të emërohet në ministrinë e Drejtësisë, por siç është raportuar në media ai ka qenë i papranueshëm nga kryeministri Isa Mustafa dhe ndërkombëtarët.

Pas kësaj Koci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se për të qenë në atë pozitë duhet të jesh i mirë në sytë të ndërkombëtarëve dhe para shërbyesve të regjimit të Serbisë e Jugosllavisë sipas tij duhet të jesh i dëgjueshëm dhe siç shprehet ai “pakurrizor”, raporton drenicasot.com.

“Duhet të jesh i pakurriz, fort i dëgjueshëm dhe lehtë i shantazhueshëm, që të jesh “moralo-politikisht” i përshtatshëm dhe i pranueshëm për “ndërkombëtarët” dhe ish shërbyesit e regjimit serbojugosllav!”, ka shkruar Koci, në FB.

Ditë më parë në pozitat e lëna bosh në Qeveri nga Hashim Thaçi, i cili është zgjedhur president janë emruar Hajrdin Kuçi si zëvëndeskryeministër i cili ushtron edhe detyrën e ministrit të Drjetësisë dhe Enver Hoxhaj në ministrinë e Punëve të Jashtme./ drencasot.com

Share.

About Author