Në Skenderaj mbi 1 mijë maturantë iu nënshtruan  Testit të Maturës

0

Mbi 1 mijë maturantë të Skenderajt sot kanë marr pjesë në  Testit të Maturës në 6 Qendra të Testimit në qytetin e Skenderajt.

Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga u.d. i Sekretarit të Ministrisë së Arsimit Alush Istogu dhe Drejtori i Arsimit Bekim Latifi, kanë vizituar Qendrat e Testimi ku kanë parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nënkryetari Nura u ka uruar sukses maturantëve në Testin e Maturës . Ai po ashtu ka takuar edhe menaxherët e Qendrave të Testimit dhe monitoruesit e këtij procesi të angazhuar nga Ministria e Arsimit, thuhet në njoftimin e komunës.

TES1

Sipas raportimeve të monitoruesve të MASHT-it dhe DKA-së, Testi i Maturës në Skenderaj ka shkuar është realizuar pa asnjë parregullsi të evidentuar, njofto drenicasot.com.

Sot është mbajtur  pjesa e parë e Testit të Maturës, ndërsa pjesa e dytë do të mbahet më 18 qershor./ drenicasot.com

Share.

About Author