Ky është urimi i Isa Mustafës:
“Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit.
Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës.
Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.
Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.” Rarporton DrenicaSOT.