Policia arreston personin i cili publikoi në rrjetin social provimin e maturës

0

Dje është mbajtur Provimi i Maturës në tërë territorin e Kosovës. Ky test është konsideruar i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit, por që është parë se pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë rrjedhur në rrjete sociale.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi ndaj ti ekziston dyshimi i bazuar se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit në rrjetin social “Facebook”.

“ Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.06.2016 -12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit të maturës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Raporton DrenicaSOT.

Share.

About Author