Reagon asambleisti Berisha për moszbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal nga Komuna e Drenasit

0

Asambleisti i pavarur në Komunën e Drenasit Vehbi Berisha ka reaguar për moszbatimin  e vendimit të Kuvendit Komunal nga ana e Komunës së Drenasit, ai ka thënë se është për tu quditur se pse nuk zbatohet ky vendim kur ishin po ata njerëz që miratuan atë vendim.

Më poshtë ju sjellim reagimin e asambleistit bërë në rrjetin social facebook, ku të bashkangjitura janë edhe foto dëshmitë që tregojnë vendimin e miratuar nga ana e Kuvendit Komunal.

Të nderuar qytetarë të Drenasit, nga data 09.02.2016 kanë kaluar po thuajse plot 4 muaj nga koha kur ishte mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku pika e 8-të e rendit të ditës e propozuar nga vet ekzekutivi ishte shqyrtimi dhe mundësia e kthimit të punëtorëve të sigurimit nën buxhetin e Komunës së Drenasit dhe asokohe Kuvendi Komunal pati marr vendim që 5 punëtorët të cilët përkujdeseshin për sigurimin dhe pastrimin e objekteve të Komunës së Drenasit të kthehen nën menaxhimin dhe buxhetin e Komunës së Drenasit. Sepse këta punëtor edhe ma herët kanë qenë punëtor të Komunës por vite me herët ishte marr vendim asokohe, që të ju ndërrohet statusi i punëdhënësit të tyre nga ai publik në atë privat, shkurt e shqip Komuna ia kishte ndarë parat me tender një kompanie sigurimi (të cilës nuk po dua me ia përmend emrin) e cila i kishte punësua po të njëjtit punëtorë sigurimi natyrisht në marrëveshje me Komunën.

Por pas të gjitha këtyre eksperimenteve komuna pat vendos që këta 5 punëtor prapë të kthej në menaxhim dhe nën buxhetin e Komunës së Drenasit, ndërsa sipas informatave që i posedoj vetëm 2 nga 5 punëtorët janë kthyer dhe punojnë me buxhet të Komunës, duke anashkaluar 3 punëtorët tjerë të cilët, ka muaj që nuk kanë marr pagat e tyre edhe ashtu të vogla. Por ky nuk është rasti i vetëm që Komuna e Drenasit nuk i zbaton vendimet e Kuvendit të Drenasit, vendime këto të marra nga 31 Asambleistet e zgjedhur me votën e qytetareve të Drenasit. Mendoj që këto raste dëshmojnë fare qartë çfarë qeverisje lokale kemi ku nënçmohen vendimet e Kuvendit Komunal (Asamblesë) dhe shihet qartë se nuk kemi monitorim cilësor nga MAPL-ja ndaj Komunave dhe Kuvendeve Komunale.

PS: Të bashkangjitur e keni procesverbalin i cili dëshmon se Kuvendi Komunal ka marr vendim që këta 5 punëtor të kthehen me buxhet të Komunës së Drenasit si dhe nëpërmjet linkut në vijim: https://youtu.be/9ku6iF4yDXc nga minuta 1:33:10 shihen diskutimet dhe vendimi në lidhje me ketë çështje.

Vehbi BERISHA – Asambleist në KK Drenas

vehbiberisha

Share.

About Author