Thaçi : Uroj që muaji i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka uruar të gjithë qytetarët e besimit Islam për fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

“Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. H.TH. Raporton DrenicaSot.

Share.

About Author