Drenas, tryezë për rolin dhe sundimin e ligjit në Kosovë

0

Sot gjatë ditës në Drenas është mbajtur tyrza ku është diskutuar për rolin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Panelist në këtë tryez ishin: përfaqësues nga inspektoriati, kryetari i komunës, përfaqësues nga policia e Kosovës si dhe përfaqësues nga ministria e punëve të mbrendshme. Përveq panlistëve pjesëmarrës në këtë tryez ishin edhe KFOR-i, FSK-ja, asambleist, përfaqësues të bashkësive fetare, administrator të fshatrave si dhe qytetarë të ndryshëm.

Përfaqësues nga Policia e Kosovës, folën për rolin e inspektoriatit policor në funksion të respektimit të ligjit, po ashtu u spjeguan në hollësi kompetencat e këti inspektoriati si dhe për punën të cilën e kanë bërë deri më tani.

Nga ana e organizatorëve u cek rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet inspektoriatit, policisë dhe qytetarëve në shërbim të sigurisë.

Më të zhurmshmit në këtë tryez ishin qytetarët të cilët ngritën shumë pyetje dhe shqetësime, këto kryesisht kishin të bënin me rrëzikun në komunikacion, për vjedhje të ndryshme si dhe për rrezikun e gjuajtjeve me armë gjatë ahengjeve të ndryshme.

Të gjitha këto shqetësime moren përgjigjëje nga panelistët, si dhe gjëja që më së shumti u diskutua ishte bashkëpuni i trekendëshit inspektoriat-qytetarë-polici si formula më e mirë në zgjedhjen e problemit të sigurisë.

13410599_958282850955560_1981239512_o

Share.

About Author