Formohet grup për shpëtimin e Feronikelit

0

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka marrë përsipër që të formojë një grup me të cilin do të shohin mundësitë e gjetjes së një ndihme për Feronikelin, i cili vazhdon të jetë në krizë për shkak të çmimeve të ulëta të metaleve në tregjet ndërkombëtare.

Anëtarë të këtij komisioni kanë shqyrtuar disa prej kërkesave të bëra nga menaxhmenti, por një nga to duket se të paktën nuk do të jetë e mundshme të zgjidhet në një afat të shkurt, transmeton Koha.net .Komisioni-për-Zhvillim-Ekonomik-650x358

Ish-ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë se tantiema (rentë minerare v.j.) për shfrytëzim të minierave nuk mund të hiqet pasi për këtë duhet të ndryshohet edhe Ligji për Financat Publike.

Ndërkaq deputeti, Shaip Muja ka prezantuar edhe kërkesat e punëtorëve që sipas tij, thuajse të gjithë janë në kredi me pagat që i marrin nga kjo ndërmarrje dhe ndalja e punës së kësaj fabrike vetëm sa do të sillte më shumë probleme për ta./DrenicaSot

Share.

About Author