Ish anëtari i VV-së: PDK-ja janë atdhetar, parti shtetformuese dhe bënë shumë për Kosovën!

0

Partia Demokratike e Kosovës është shtetformuese, njerëzit e saj janë atdhetar dhe kanë bërë shumë për Kosovën, ka thanë gjatë një interviste për Gazetën InfoPress, Arben Gecaj, ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili javë më parë iu bashku PDK-së.

Gjatë kësaj interviste, Gecaj tha se, Kosova duhet të udhëhiqet nga dy partitë e mëdha edhe për një kohë, pasi ka nevojë për qetësi dhe zhvillim dhe kjo mund të garantohet, sipas tij, vetëm me një Qeveri stabile.

Intervistoi: Nehat SHAQIRI

Gazeta InfoPress: z. Gecaj, ju më herët ishit pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj u ndatë nga ajo dhe formuar Fraksionin +, e më pas edhe bashkimi juaj me PDK-në, si rrjedhën gjërat, pse u shkëputët nga VV-ja?

Arben Gecaj: Fraksioni+ ishte një lindje e vështirë, ishte e pa planifikuar paraprakisht. Lindja e Fraksionit ishte si reagim ndaj ndërrimit radikal të kursit të Albin Kurtit. Albini duke parë që është formuar koalicioni i madh dhe ai mbeti pa pushtet filloi të mendojë rrugët alternative të ardhjes në pushtet, ajo rrugë ishte përmbysja e pushtetit për mes rrugës.

Gazeta InfoPress: Lëvizja Vetëvendosje, gjithmonë ka fjalë të mëdha rreth bashkimit kombëtar, a ishte kjo njëra ndër arsyet që në fillim ju keni bashkangjitur VV-së, dhe mund të themi se përveç fjalëve të mëdha në praktikë janë larg?

Arben Gecaj: Unë nuk kam pasur përplasje individuale asnjëherë me asnjërin. Kam folur vetëm në forumet e Organizatës. Zaten kam insistuar gjithmonë që LVV të udhëhiqet nga strukturat e rregullta, nga poshtë lartë. Isha shumë kritik për formën e politikëbërjes dhe qëllimin e Organizatës për emancipimin dhe pedagogjizimin e popullit. Isha kundër shkollës politike, kundër moralizimit dhe instrumentalizimin e të rinjve për ti ndjekur urdhrat për martirizim. Unë jam edhe sot kundër flijimit fizik për qëllime politike ndërpartiake. Unë isha kundër superstrukturës të krijuar në LVV. Superstruktura merrte rroga dhe vendime politike. Anëtarësia e atëhershëm dhe strukturat vullnetare duhej te mos shtronin shume pyetje. Ata duhej në mënyrë të verbër të përcjellin vendimet e superstrukturës.

Gazeta InfoPress: Cila është arsyeja kryesore që u bashkuat me PDK-në dhe jo me ndonjë parti tjetër, kur dihet se deklaratat e Fraksionit +, kritikat e juve e sidomos të znj. Halimi ishin të mëdha ndaj PDK-së?

Arben Gecaj: Me PDK-në jemi bashkuar, sepse ne kurrë nuk kemi menduar se në Kosovë ka armiq politik, ne njohim vetëm kundërshtarët. Ne ishim edhe atëherë për një koalicion me PDK. PDK është parti shtetformuese, ajo ka resurset por edhe deficitet e sajë. Unë personalisht e njoh mirë, njerëzit e PDK-së në përgjithësi janë atdhetar të cilët kanë bërë shumë për shtetësinë e Kosovës.

Gazeta InfoPress: A ju kanë pritu PDK-ja ndonjë pozitë në poste të larta të kësaj partie ose në Qeveri?

Arben Gecaj: Ne nuk kemi bërë marrëveshje postesh me PDK-në. Jam shumë i sigurte që ne në dhëmbzorin strukturor të PDK do ta gjejmë veten. Puna politike duhet të jetë pune vullnetare, është angazhim qytetaresk.

Gazeta InfoPress: Si e shihni PDK-në në raport me partitë tjera politike, sidomos me LDK-në si një parti kundërshtare, ku akuzat e tyre gjithherë ishin të rënda ndaj PDK-së dhe në fund ndodhi koalicioni për një qeveri të përbashkët?

Arben Gecaj: Unë them që Kosova duhet të udhëhiqet për një kohë nga dy partitë e mëdha. Shteti i Kosovës ka nevoje për qetësi dhe zhvillim, kjo mund të garantohet vetëm nëse ka qeverinë stabile, për momentit kjo mund të garantohet vetëm nga partitë e mëdha.

Share.

About Author