Marseja nis të ngjyroset kuqezi

0

Tifozët shqiptarë janë zhvendosur në Marseille ku të mërkurën deti kuqezi do të vërshojë në rrugët e qytetit francez për ndeshjen e dytë të Euro 2016 mes Francës dhe Shqipërisë. I dërguari i Supersport nga qyteti i Francës jugore, Ylli Aga raporton nga Marseja për atmosferën në rrugët e qytetit, duke theksuar se tifozët e parë kanë nisur të shfaqen në Marsejë transmeton Zeri.

Pak ditë më parë po në këtë qytet u regjistruan përleshje të dhunshme mes tifozëve anglezë dhe atyre rusë, por në prag të sfidës Francë-Shqipëri, situata duket e qetë. Shefja e protokollit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Lira Kajtazi konfirmon praninë e të paktën 16 mijë tifozëve kuqezi në “Velodrome”, por në lidhjen direkte për emisionin “Fan Zone”, gazetari Ylli Aga konfirmoi praninë edhe të mijëra shqiotarëve të tjerë të cilët nuk janë pjesë e 16 mijë biletave zyrtare të ofruara nfa UEFA për sektorin kuqezi. Disa prej tyre shprehen entuziastë për këtë eksperiencë, duke besuar te një rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Share.

About Author