Donacion 55 mijë euro për pajisje mjekësore

0

Në Klinikën e Neonatologjisë  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë pranim-dorëzimi  i donacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në vlerë mbi 55 mijë euro.

Me këtë rast,  Izet Sadiku, zëvendësministër  i  Shëndetësisë,   tha se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë, meqë  ka inkubator transportues,  përmes së cilit do të mundësohet  bartja e foshnjave që kanë nevojë për transport neonatal brenda dhe jashtë Kosovës. “ Donacioni përmban aparatin  për EKG, monitor kardiopulmonar,  inkubatorin transportues, fotollampat, ngrohëset radiante, pompat infuzive, peshore dhe të tjera paisje në vlerë  mbi 55 mijë euro” shpjegoi  ministri Sadiku.

Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)  duke folur për rëndësinë  këtij dhe donacioneve tjera, njoftoi se nga muaji janar i këtij viti e deri më tani, SHSKUK-ja, ka pranuar donacione në vlerë mbi 6.5 milion euro. “ Donacion i  dorëzuar sot,  do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë për këtë klinikë dhe do lehtësoi punën e stafit shëndetësor”  u shpreh ai.

Mynevere  Latifi- Hoxha, drejtoreshë e Klinikës  së Neonatologjisë,  tha se në këtë klinikë brenda viti trajtohen mbi 11 mijë foshnje të porsalindura.  “  Po mundohemi që me paisjet aktuale që kemi në dispozicion të ofrojmë kujdesin maksimal, nevojat janë të mëdha,  por shpresojmë që me ndërtimin e objektit të ri të kirurgjisë pediatrike do të krijohet edhe  kujdesi intensiv neonatal me 44 shtretër me standarde dhe kushte shumë më të mira dhe paisje të sofistikuara” përfundoi  drejtoresha  Latifi- Hoxha.

Paisjet janë pranuar përmes barnatores qendrore në prani të profesionistëve nga Klinika e Neonatologjisë të deleguar nga klinika ndërsa përmes  sektorit të paisjeve mjekësore  dhe sektorit të pasurisë është bërë regjistrimi i tyre si asete të QKUK-së.

Share.

About Author