Eulex-i s’ka mandat të marr asnjë vendim Juridik

0

Tani për tani nuk do të ketë seanca gjyqësore ndaj ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, pasi që EULEX-it i ka përfunduar mandati i saj në Kosovës.

Sot në Pallatin e Drejtësisë, kur ishte paraparë edhe që të mbahej seanca ndaj Sylës dhe të tjerëve të cilët akuzohen për tjetërsim të pronave, kryetarja e panelit ka deklaruar se EULEX-i nuk ka më mandat në Kosovë dhe për këtë deri sa të vendoset për mandatin e EULEX nuk do të ketë seanca ndaj Sylës dhe të tjerëve.

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, për KosovaPress tha se EULEX është mysafire në Kosovë dhe se ky mision nuk ka të drejtë që të ndërmarr asnjë vendim juridik.

“Me qenë se nuk ka mandat ata nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim hetimor, as prokurorët, gjyqtarët dhe as hetuesit. Faktikisht EULX-i kanë ka mbetur si mysafir në shtetin e Kosovës, por më nuk ka në të drejtë që të ndërmarrin kurrfarë vendimesh juridike. Seanca e sotme ndaj Azem Sylës, e nesërmja dhe e premtja janë shtyer derisa eventualisht Kuvendin e Kosovës të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it apo jo dhe nëse eventualisht vazhdon mandati i EULEX-it a do të ketë kompetenca të njëjta siç ka 1pas deri në ditën e djeshme apo deri në mesnatën e sotme. Nëse kompetencat ndryshohet atëhere është në pikëpyetje se kush do të merret me rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve. Me siguri që gjyqtarja ka qenë korrekte nuk ka dashur që të bëjë gabime procedurale”, tha Gashi për KosovaPress.

Ish-deputeti Syla dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim, dhe se kjo siç tha Gashi nuk është shkelje ligjore pasi që vendimi është marrë nga gjyqtarët e EULEX me propozimin e prokurorit të EULEX.

“Vendimi nuk është i ditës së sotme. Sikur sot dikujt t’i vazhdohet paraburgimi do të ishte e pa-ligjshme dhe kundër-kushtetuese, por rasti është vendos para dy javëve. Tani gjendet ankesat në Gjykatën e Apelit, por vendimi për vazhdimin e paraburgimit sa do që është i pa-drejtë është i ligjshëm sepse gjyqtarët e EULEX-it e kanë marrë në periudhën kohore kur kanë pas kompetenca, kanë qenë të emëruar të zgjedhurve me mandat të plotë të punës së tyre në kuadër të misionit të sundimit të ligjit. Sot nuk ka ndryshuar asgjë për askënd sa i përket vazhdimit të paraburgimit apo të qenit në paraburgim apo me masa të tjera”, ka treguar Gashi.

Avokati Gashi, ka potencuar se nuk ka mundësi që EULEX të vazhdoj me rastin e Azem Sylës, duke theksuar se përveç rasteve të profilit të larë në të cilat EULEX është duke punuar gjithçka ka lidhshmà «ri me fillimin e punës së Gjykatës Speciale. Ku ka përsëritur që deputetët e Kuvendit të Kosovës me vullnet apo pa-vullnet kanë votuar për vazhdimin e mandatit të EULEX.

Ai shtoi se tani është një situatë e jashtëzakonshme, dhe se askush në Bruksel nuk e ka pritur që kërkesa e presidentit të jetë e ashpër.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, askush në Bruksel nuk e ka pritur këtë, por nuk e ka pritur që kërkesa e presidentit do të jetë aq e ashpër, ngase është kërkuar reduktimi drastik i kompetencave të misionit të EULEX-it. Kjo letër ka qenë motivi apo arsyeja pse nuk është vazhduar në formë të njëjtë ngase më herët me letër-këmbime të ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe zyrtarëve të Brukselit është vazhduar gjithmonë mandati i EULEX-it nga dy vjet. Unë nuk e di se si do të veprohet, por mendimi im personal është që të mos i vazhdohet fare mandati EULEX-it dhe që përfundimisht”, tha Gashi./KP

Share.

About Author