Për sa orë gjumë kemi nevojë?

0

 

Gjumi është një proces i ndërlikuar që drejtohet nga truri dhe që i bindet një ore të brendshme biologjike me cikle 24-orëshe. Secili person ka nevoja të ndryshme për gjumë.

 

Ndërsa mosha kalon, oraret e gjumit ndryshojnë. Një i sapolindur fle me periudha të shkurtra e të shpeshta që po t’i mbledhim arrijnë në rreth 18 orë në ditë. Sipas specialistëve në fushën e gjumit, ndonëse disa të rritur duket se kanë nevojë vetëm për tri orë gjumë në ditë, të tjerë kanë nevojë deri në dhjetë orë njofton Shekulli.com . Ja sa duhet të flenë:

 

Fëmijët e vegjël:

 

0-2 muaj, 10-18 orë gjumë

 

2-12 muaj, 14-15 orë gjumë

 

Fëmijët:

 

18 muaj deri në 3 vjeç, 12-14 orë gjumë

 

3-5 vjeç, 11-13 orë gjumë

 

5-12, 9-11 orë gjumë

 

Adoleshentët, 8-9 orë gjumë

 

Të rriturit, 7-9 orë gjumë

 

Për të pasur një gjumë sa më të qetë, duhet të ndiqni këto këshilla:

 

1.Caktoni një orar për të fjetur.

 

2.Kryeni ushtrime fizike rregullisht.

 

3.Hani 3 orë para se të flini.

 

4.Bëni një dush të nxehtë.

 

5.Evitoni pijet me kafeinë para gjumit.

Share.

About Author