Kosova përfshihet në tre skenarët e lidhjes në rrjetin e gazit

0

Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë prezantoi të mërkurën në hotel “Tirana International” para publikut draftin e Masterplanit të Gazit për Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Studimi zgjati 12 muaj dhe u mundësua përmes një fondi të Bashkimit Evropian prej 1.1 milion eurosh.

Dokumenti shqyrton të gjitha aspektet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të furnizimit me gaz natyror duke përfshirë dhe çështjet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregtare, mjedisore, dhe sociale që lidhen me futjen e gazit në Shqipëri./DrenicaSot.

Në bazë të këtij drafti rrjeti i propozuar i transmetimit të gazit ndahet në pesë degë kryesore, ku njëra prej tyre është dega e Kosovës, që fillon nga Miloti dhe përfundon në pikën kufitare të Morinit në afërsi të Kukësit.

Share.

About Author