Miratohet në parim rishikimi i buxhetit

0

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në parim rishikimin e buxhetit për vitit 2016.

Në votim morën pjese 62 deputetë, prej të cilëve, 52 votuan pro, 2 kundër, ndërsa 8 të tjerë kanë abstenuar.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit është votuar në parim pro plotësimit dhe ndryshimit të ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili me 14 korrik do të prezantohet në Kuvend me rekomandime.

Nga 68 deputetë sa kanë votuar, 52 prej tyre kanë qenë pro ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, 10 të tjerë kanë qenë kundër, ndërsa 7 kanë abstenuar.

Me rishikim të buxhetit është rritur parashikimi i buxhetit total për 33 milionë, duke arritur kështu në 1 miliardë e 635 milionë euro.

Po ashtu, me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.

Në anën tjetër, janë propozuar 5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.

Ndërsa ministri I Finacave Avdulla Hoti me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar deputetët për votimin e rishikimit.

“Falënderoj deputetet për aprovimin e rishikimit te buxhetit. Ky rishikim ndan 65 mil euro, prej te cilave shumica janë projekte kapitale. Projektet kapitale sivjet janë afër 100 mil euro me shume se vitin e kaluar, përfshirë këtu edhe klauzolën e investimeve.Ne secilin lokalitet kemi futur projekte te reja ne buxhet. Kemi kursyer 5 mil euro ne mallra dhe shërbime neper ministri.

“Parimet tona për buxhetin janë: shfrytëzim me racionalitet dhe plotësisht transparent te parasë publike”, ka shkruar Hoti.

Share.

About Author