Vokrri priti talentin Drenicas i cili luan në Barcelonë, Labinot Kabashi(FOTO)

0

Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, priti talentin e futbollit Labinot Kabashi, i cili luan për grup-moshën 16 vjeçare të skuadrës katalunase FC ”Barcelona”.

Në këtë takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses “A” Albert Bunjaki dhe trajneri Muharrem Sahiti.

Kryetari Vokrri e inkurajoi dhe përgëzoi futbollistin e ri Labinot Kabashi që të punojë shumë dhe të shfrytëzojë sa më mirë praninë e të qenit pjesë e skuadrës më të mirë në botë sepse kështu do t’i ndihmojë vetes dhe një ditë edhe Kosovës.

Për futbollistë si Labinoti ka nevojë shumë Kosova, tha Vokrri. Ndërkaq, Labinoti falënderoi kryetarin Vokrri dhe përzgjedhësin Albert Bunjaki për këtë pritje dhe për këshillat që i dhanë ata për vazhdimin e karrierës së tij. Labinoti tash ka 16 vjet, ndërsa që 6 vite është pjesë e Barcelonës. Labinoti tash ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Barcelonës që flet shumë se drejtuesit e skuadrës katalunase besojnë dhe shpresojnë shumë në talentin e këtij futbollisti që vjen nga Kosova, përkatësisht nga fshati Polac i Skenderajt, prindërit e të cilit tash e një kohë jetojnë e veprojnë në Spanjë.

Labinot-Kabashi

Labinot-Kabashi-480x721

vokrri-labinotkabashi

Share.

About Author