Blinaja një nga vendet më të bukura në Kosovë(FOTO)

0

Vendgjuetia e Blinajës është një nga vendet më të bukura dhe të mbrojtura në Kosovë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të investojë edhe më shumë që ta shndërroje këtë vend një atraksion për vizita të ndryshme nga turizmi i organizuar.

Kështu tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi gjatë vizitës që bëri në parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës, që shtrihet në mes tri komunave; Lipjanit, Drenasit dhe Malishevës.

7_1468000101-7815455

Ai ka parë nga afër edhe renovimet që janë bërë në qendrat protokollare të parkut, të cilat janë ndërtuar vite me parë, dhe tash po rinovohen nga MBPZHR-ja. Me këtë rast ministri shtoi se do të ndahet buxhet shtesë për të vazhduar renovimet dhe plotësuar edhe më shumë kushtet e mbrojtjes së këtij parku, por edhe për rritje të shfrytëzimit të potencialit të saj ekonomik.

Blinaja Lipjan 1

 

Ai ka përgëzuar të gjithë stafin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për angazhimin në mbrojtjen e këtij parku por edhe të gjitha pyjeve të Kosovës.

Ministri theksoi se me ligjin e ri për pyjet dhe atë për gjuetinë do të sigurohet një menaxhim më efikas i të dy sektorëve, por edhe do të ofrohen më shumë mundësi për shfrytëzimin e tyre për turizëm.

39796315

Blinaja ka një hapësirë prej rreth 3 mijë hektarë, pjesa më e madhe e mbuluar me pyje. Aty gjenden kafshë të egra të rralla, si dhe janë rreth 30 liqene artificiale.

maxresdefault

Share.

About Author