Ja çfarë punë kryejn refugjatët në Gjermani

0

Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur ndërkohë punë në Gjermani -shumica në sektorin e rrogave të ulta. Hapi i parë drejt integrimit? Po, thotë eksperti Wido Geis në intervistë me Deutsche Wellen.

“Fakti që kemi më shumë të papunë se sa të punësuar tregon se integrimi i refugjatëve në tregun e punës kërkon më shumë kohë. një studim i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet për Profesionin të thotë se refugjatët kanë nevojë për rreth 15 vjet deri sa të arrijnë standartin e emigrantëve që kanë ardhur më parë” thotë Geis për DW.

Nga ana tjetër, sipas tij, dihet se kanë ardhur njerëz me nivel të ulët të kualifikimit  profesional. Ekonomia gjermane ka mjaftueshëm forca pune në këtë lloj sektori. Prandaj ndikimi në tregun e punës nuk ka për të qenë pozitiv.

Sipas Geis, refugjatët duhet të mësojnë gjuhën, të kenë profesionin e duhur dhe të bëjnë ekuivalentimin e diplomave.

„Nëse flasim për refugjatë, të cilëve u njihet azili në bazë të Konventës së Gjenevës, normalisht nuk duhet të kemi pengesa burokratike. Ata janë të barabartë me vendasit- Por tek azilkërkuesit situata është ndryshe. Këtu duhet të provohet njëherë, nëse për një vend pune nuk është gati një kandidat gjerman. Ka përmirësime pas ligjit të integrimit, por në administratë ka ende vështirësi, përsa i përket bashkërendimit mes Zyrës së të Huajve dhe Agjencisë së Punës.” thotë Geis për DW.

Shumë refugjatë, në këtë vend punësohen në sektorin e rrogave të ulta, si në atë të shërbimeve, pastrimin apo shërbimet e sigurisë. Punë që shpesh nuk duan t’i bëjnë gjermanët, megjithatë atyre u ofrohen avantazhe.

Sipas tij, shumica e refugjatëve që kanë ardhur në dy vitet e fundit janë të bllokuar aktualisht, sepse ende presin procedurën e azilit dhe nuk janë njohur ende si azilantë.

Studiuesi i ekonomisë, Wido Geis që është përgjegjës për Shkollimin, Emigracionin dhe Inovacionin në Institutin Gjerman të Ekonomisë në Köln thotë të jetë sukses që nga viti 2015 rreth 30.000 refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani.

Në dy vitet e fundit, sipas statistikave, shënojet rritje e numrit të mjekëve sirianë.

 

Share.

About Author