Vazhdon shitja e vezëve pa vula

0

Në tregun e Kosovës vazhdojnë të shiten vezët pa vula, me çka po vihet në dyshim implementimi në tërësi i vendimit të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AVUK).

Kështu shihet në fotografinë e dërguar nga një lexues, i cili sqaron se vezë pa vula mund të shohim në shumë markete nëpër vend.

Ndryshe, Udhëzimi Administrativ 17/2008, ka filluar të zbatohet në vitin 2016, dhe për përcaktimin e cilësisë së vezëve, i cili parasheh që çdo vezë në treg duhet të ketë vulën me afat të prodhimit dhe të skadimit. Ky Udhëzim Administrativë është nxjerrë qysh nga viti 2008, por për çudi deri tani nuk është zbatuar.

Vendosja e një numri – të ashtuquajturit KOD të fermës, jep mundësi që inspektorët të kenë një identifikim më të qartë të produktit me vendin e prodhimit, po ashtu mundëson gjurmueshmërinë e produktit./KosovaPress/

 

Share.

About Author