Nis vaksinimi për parandalimin e sëmundjes në gjedh

0

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka nisur vaksinimin parandalues për sëmundjen ”dermatoza nodulare të gjedhit” .

Janë mbi 25 mijë doza vaksine që i janë ofruar vendit nga fondi i emergjencës së BE-së.

Drejtori i Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro thotë se janë evidentuar disa vatra sporadike lokale nga sëmundja e gjedhit, në kufi me Kosovën e Maqedoninë, tek te cilat po ndërhyhet me intensitet.

Ndërsa deklaron ai,  janë në vëmendje si fillim fermat me mbi 20 krerë dhe më pas do të nisë vaksinimi edhe për fermerët e vegjël. Sipas drejtorit të veterinarisë kjo sëmundje nuk është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Sëmundja mendohet se ka ardhur nga vendet e largëta si Siria apo Turqia dhe zonat e prekura në vend janë ato  kufitare ku  janë evidentuar 65 vatra me shenja klinike dhe 100 krerë gjedhë të prekur nga sëmundja.

Në fillim të korrikut Ministria e Bujqësisë  njoftoi praninë e sëmundjes ”dermatoza nodulare e gjedhit” në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari Greqi.

Share.

About Author