Ditë të vështira për Ferronikelin dhe Punëtorët e këti gjiganti

0

Vetëm edhe dy ditë kanë mbetur kur gjiganti xehtaro-metalorgjik “FERRONIKELI” do të bejë publike lajmin e rënd për largimin nga puna të më shumë se 1000 punëtorëve duke i lënë në gjendje të mjerueshme.

Ju rikujtojnë se kjo qeveri e cila kishte premtuar mbi 300 mije vende pune po i mbyll edhe ato pak vende pune që ishin deri më tani.

Me 1 Gusht skadon kontrata njëmujore e punëtorëve të cilët tash e 4 muaj janë larguar nga fabrika me një pagesë 70% të pages së përgjithëshme. Asnjë fjalë të vetme nga qeveria nuk u tha për ketë gjigant ekonomik dhe nuk u zgjidh ky problem i rënd për qytetaret e Drenasit dhe më gjërë.

Shpresojmë që brenda këtyre dy ditëve të merret një vendim në të mirë të punëtorëve në të kundërten Kosovës dhe Drenasit po i mbyllet edhe një sy ekonomik në vend./DRENICA SOT/

Nga : Petrit Gashi

Share.

About Author