Qytetarët paguajnë taksë të trefishtë për rrugën e kombit

0

Ministria e Transportit ka shpallur fituesin që do të marrë me koncesion Rrugën e Kombit për një periudhë 30-vjeçare. 

Bazuar në këtë kontratë, qytetarët do të paguajnë 5 europa TVSH.

Kostoja e mirëmbajtjes është vlerësuar nga Ministria e Transportit me 8 milionë euro, ndërsa të ardhurta që gjenerohen nga kjo taksë e tretë, shkojnë në 13 milioë euro.

Pagesa që qytetarët do paguajnë do jetë taksë e tretë që paguhet për Rrugën e Kombit.

Së pari, taksa e qarkullimit mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen, paguhet nga të gjithë përdoruesit e automjeteve kur konsumojnë naftën.

Nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore minimumi 13 milionë euro pa llogaritur tarifat më të larta se 6 euro që do të vihen ndaj automjeteve të rënda (furgonëve, autobusëve dhe kamionëve).

Vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekë ose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ndërsa pagesa e tretë që qytetarët e Shqipërisë po bëjnë për Rrugën e Kombitjanë interesat që paguhen në mënyrë indirekte nga taksat për të shlyer huanë mbi 300 milionë euro që u mor në vitin 2008 për ndërtimin e saj.

Qytetarët që kalojnë në rrugën e Kombit, po paguajnë më shumë se dyherë për këtë shërbim.

Share.

About Author