Bie çmimi i Naftës

0

Çmimi i naftës së papërpunuar e tipit ‘brent’, pritet të bie në 40 dollarë për fuçi si pasojë e mungesës së faktorëve pozitiv, të cilët do të kontribuonin në rritjen e tij në një periudhë afatshkurtër.

Analistja e lartë në operatorin kryesues ndërkombëtar të tregut “Nordea Markets”, Thina Margrethe Saltvedt, tha se çmimet e naftës po përballen me një presion të diktuar nga rritja e dobët globale dhe nga shtimi i rreziqeve gjeopolitike.

Sipas parashikimeve të cilat ajo i jep, çmimet e naftës nuk do të shënojnë nivelin e lartë rekord në një të ardhme të afërt si pasojë e rezervave të mëdha të naftës të cilat diktojnë çmimet.

Thuhet se çmimi i naftës mund ta përmbyllë vitin 2016 në 40 dollarë, që më vonë gjatë vitit 2017 të rritet në 45 dhe në vitin 2018 në 50 dollarë për një fuçi.

Çmimet e ulëta të naftës mund të shkaktojnë pasiguri në tregjet e mallit.

Këto çmime të naftës ranë në 42 dollarë për fuçi në fund të korrikut, për shkak të rezervave të larta në tregjet globale, si dhe nga forcimi i dollarit të SHBA-ve, raporton ATA.

Share.

About Author