DRENAS: fillon realizimi i disa projekteve rrugore

0

Pas nënshkrimit të memorandumit në mes të Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për financimin e projekteve në infrastrukturë rrugore, të premten kanë filluar punimet trevjeçare në segmentin e rrugës Drenas – Gradicë dhe Abri – Likoc.

Asfaltimi i rrugës Drenas – Gradicë ka vlerën prej 550 mijë eurosh dhe rruga do të punohet në tri segmente. Në segmentin e parë do të rregullohet rruga Drenas – Çikatovë e Vjetër në gjatësi mbi tri kilometra, në segmentin e dytë 500 metra dhe segmenti i tretë një kilometër.

Punëkryese do të jetë firma “Korabi”, ndërsa projekti është trevjeçar. Po ashtu, ka filluar rregullimi i rrugës Abri – Likoc që, po ashtu, është projekt trevjeçar dhe vlera e investimit është 250 mijë euro.

Ky projekt ka fazën e dytë, por do të punohet në katër segmente, ku në të parin do të punohet në gjatësi prej mbi 1 500 metrash, në të dytin 230 metra, në të tretin 150 metra dhe në të katërtin 197 metra, ndërsa punëkryrës do të jetë operatori ekonomik “Shala”. Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit do të asfaltohet edhe rruga në Komoran në vlerën prej 200 mijë eurosh, por që ende nuk ka filluar, pasi është në procedurën e prokurimit.

Share.

About Author