Fillojnë punimet në rrugën Abri-Likoc

0

Ka filluar rregullimi i rrugës Abri-Likoc, projekt ky tre vjeçar dhe që kap vlerën e investimit në 250 mijë euro.

Punimet në rrugën Abri-Likoc ka fazën e dytë dhe do të punohet në katër segmente. Në segmentin e parë do të punohet në gjatësi prej mbi 1500 metra, në të dytin 230 metra, në të tretin 150 metra dhe ne të katërtin 197 metra, ndërsa punëkryrësi do të jetë operatori ekonomik “Shala”.

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, do të asfaltohet edhe rruga në Komoran në vlerën prej 200 mijë eurove, por që ende nuk ka filluar, pasi që është në procedurën e prokurimit. /Drenica Press/

Share.

About Author