Japin dorëheqje analistët e Kosovës!

0


 

Analistët e Kosovës kanë dhënë kolektivisht dorëheqje nga paraqitjet e tyre publike. Ata kanë thënë se krejt këtë po e bëjnë në shenjë proteste ndaj publikut të Kosovës, i cili ka reaguar në mënyrë të çuditshme pas debatit me kryeminsitrin shqiptar Edi Rama javë më parë në Klan Kosova.

“Ne kemi vendosur që të japim kolektivisht dorëheqje pasi është e pamundur që t’i sqarojmë publikut të Kosovës rrjedhen e debatit që patëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama, njofton gazeta Lajm.

astrit-gashi1

dardan-gashi

dpallaska-640x423

“Ata ende mendojnë se ne kemi thënë dokrra hini. Kjo është e padrejtë. Ne nuk do të paraqitemi më publikisht dhe jemi të vendosur që të punojmë vetëm në portalet tona” thuhet në një komunikatë të grupit të analistëve të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Baton Haxhiu, i cili e ka cilësuar këtë si akt të papërgjegjshëm të analistëve të Kosovës, ndërkaq ka konsideruar se Kosova po futet në një terr analitik.“Unë e di që publikut të Kosovës do t’i mungoni shumë dhe ata nuk e kanë merituar këtë. Edhe mua e televizionit tim do t’i mungoni. As unë s’e kam merituar. Kosova po futet në një terr analitiko-informativ si pasojë e mungesës së debateve. Të them të drejtën unë s’e kam pritur këtë reagim kaq brutal” ka thënë Haxhiu. (Mos bani hajgare me popull) /Lajm

Share.

About Author