Kush është Vehbi Berisha kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë FJALA ?

0

Kandidati për të parin e komunës sonë Vehbi Berisha nga radhët e Partisë FJALA.

 

 

BIOGRAFIA

Msc.Vehbi BERISHA, ka  lindur me 23.09.1983 në Gllanasellë (Shkabë), Komuna e Drenasit. Rrjedh nga një familje e mesme  nga  fshati Gllanasellë (Shkabë).

 

ARSIMI

Shkollimin fillor e ka  mbaruar në Sh.F. “Rilindja” në Dritan (Dobroshevc) – Komuna e Drenasit, ndërsa  në vitin 1999 e ka regjistruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, ku edhe e  përfundojë me rezultate shumë të mira në vitin 2002.  Po në të njëjtin vit pas përfundimit  të shkollës së mesme regjistrohem  në Universitetin e Prishtinës gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Kimisë – drejtimi inxhinierik, ku me sukses e përfundoj  këtë  nivel të studimeve me datën: 22.10.2007.

Pasi mbarimit të  këtij niveli të studimeve, vazhdojë me Studimet  Postdiplomike – MASTER,  të cilat  i  regjistroj  me datën: 11.11.2007   në   Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Kimisë në drejtimin: Kimi Organike  dhe  Biokimi, ku këto studime i mbaroj me datën: 30.12.2009, me notë të lartë mesatare 8.70 .

 

KUALIFIKIMET  E  MËTEJSHËME

Gjatë gjithë kësaj kohe nga shkolla e mesme, por edhe gjatë studimeve me vetë inciativ ka mësuar  shumë për Gjuhën Angleze dhe Teknologjinë e Informacionit -(kompjuterin). Përveç mënyrës  individuale të mësimit  ka vijuar edhe kurse të Gjuhës Angleze.

Po ashtu ka  vijuar  një  kurs  intensiv  një javor  për Auditim të Energjisë  i  cili është mbajtur  prej datës: 19-24, Maj, 2008 ku dhe jamë certifikuar për Auditim të Energjisë. Këtë   kurs intensiv  e organizuan dhe u mbikëqyr  nga: Ministria e Minierave dhe  Energjisë, Agjensioni  Evropian  për Rindërtim  dhe  EPTISA  International Group.

Gjatë studimeve Postdiplomike-MASTER  në vitin akademik 2007/2008 për suksesin e treguar në  disa kërkime shkencore në Departamentin e Kimisë, me datën: 11.03.2008   ka  fituar një letër referencë nga dy profesorët  emiminent mbikëqyrës : Prof.Dr.sc. Muhamet  BICAJ  dhe  Prof.Dr.sc. Ramiz  HOTI  të cilët e kanë lavdëruar punën dhe aftësitë e tija  gjatë  kësaj  kohe studimi.

Gjatë punimit të temës së diplomes së MASTER-it  me titull: “Përcaktimi i hormoneve të gjëndres tiroide (T3, T4 dhe TSH) në gjakun e njeriut” për suksesin e treguar në këtë punim shkencor, Prof. Dr. sc. Nevzat ALIAGA i cili ishte anëtarë i komisionit treanëtarësh për vlerësim dhe mbikqyrje profesionale, me datën: 28.05.2009  lëshoj letër referencë duke lavdruar punën shkencore të bërë nga ana tij. Vlen të cekët se me datën 30.12.2009 e ka mbrojtur me sukses të lartë temen e diplomes së MASTER-it para  komisionit  për mbrojtje:

1)           Prof. Dr. sc. Hysen  REÇI

2)       Prof. Dr. sc. Fatbardh GASHI

3)        Prof. Dr. sc. Nevzat ALIAGA

Gjithashtu ka vijuar edhe në një trajnim me temën “Edukimi për paqe dhe tolerancë” i cili u mbajt prej datës: 04 – 05, Prill, 2009 ku edhe u certifikua për kryerjen me sukses të këtij trajnimi. Ky trajnim u organizua nga Resource HUB-Prishtina, e cila u themelua në kuadër të projektit “Kosovo Youth development project” të cilin projekt e mbikëqyri dhe kontrolloi Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit.

Po ashtu ka vijuar edhe në trajnimin me temën “Përpunimi i qumështit” i cili u mbajt prej datës:01.04.2009 – 12.06.2009, ku edhe u certifikova  për kryerjen me sukses të këtij trajnimi. Ky trajnim u organizua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në Qëndren regjionale për aftësim dhe trajnim në Prizeren.

Ndërsa nga data: 15.06.2010 deri 09.07.2010, ka qenë i angashuar si  ligjerues dhe trainer i pavarur në Qendren e Resurseve, Resource HUB Prishtina, ku ka organizuar trajnimin me temën “Roli i studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe Shoqërinë Kosovare” , vlen të cekët se organizimi i këtij trajnimi është vlerësuar shumë i suksesshëm dhe për këtë ka fituar edhe një referencë  pozitive.

 

VEPRIMTARIA SHOQERORE

Gjatë kohës së studimeve nga data: 01.02.2007 – 15.11.2007 ka punar si Asistent administrativ në D.P.Z “SPEED” në Prishtinë, ku me sukses ka zbatuar detyrat e mija.

Gjatë vitit akademik 2006/2007 me sukses ka udhëhequr postin e  Kryetarit  të Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Studentëve në Parlamentin e Studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Prej datës: 01.11.2007 – 15.01.2009 ka qenë edhe Kryetar i Kimisionit për studime postdiplomike-MASTER pranë Këshillit të Studentëve në F.SH.M.N  të Universitetit të Prishtinës.

Ndërsa nga data: 20.01.2009 e deri në mbarim të studimeve postdiplomike-MASTER  ka  qenë  Anëtarë i Këshillit Shkencor-Mësimor në F.SH.M.N  të  Universitetit  të Prishtinës.

Gjatë kohës ka qenë në studimet postdiplomike-MASTER, nga data:01.09.2008 deri 31.08.2009 ka punaur në Ndërmarrjën  Tregtare Shërbyese “Atom-MED”  me seli në Prishtinë, veprimtaria e së cilës ishte: Furnizimi medicinal dhe laboratorik. Aty ka punuar  në pozitën: Përgjegjës për kontrollin dhe shitjen e pajisjeve (aparaturave) dhe reagjentëve kimik dhe biokimik.

Prej datës: 08.01.2009 deri 25.03.2010  ka  qenë anëtarë i rregullt i redaksisë së revistës  së  studentëve të Universitetit  të  Prishtinës “Bota e Re”, ku  për  punën e suksesshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe e ka fituar një letër referencë pozitive nga redaksia e lartëpërmendur.

Ndërsa nga data: 15.06.2010 deri 09.07.2010, ka qenë i angashuar si  ligjerues dhe trainer i pavarur në Qëndren e Resurseve në Universitetin e Prishtinës – Resource HUB Prishtina, ku ka organizuar trajnimin me temën “Roli i studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe Shoqërinë Kosovare”, vlen të cekët se organizimi i këtij trajnimi është vlerësuar shumë i suksesshëm dhe për këtë ka fituar edhe një referencë  pozitive.

Pastaj nga data: 01.10.2010 – 15.02.2011  ka punuar si Asistent i angazhuar me honorar për lëndën Kimi Mjekësore  në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, vlen të cekët se puna ime e bërë gjatë kësaj periudhe kohore është vlerësuar lartë nga Prof. Dr. sc. Azem  LAJÇI i cili ishte profesor i lëndes së lartëcekur.

Po ashtu ka punuar edhe si Inspektor për njohjen e dokumenteve të huaja në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm pranë  SH.P.K  “KPU  Inspect”  me seli në Prishtinë. Në  këtë detyrë jamë angazhuar nga data: 18.04.2011 deri më 17.07.2011, ku puna ime kryesore ka qenë kryerja e punëve të inspektimit të naftës dhe derivateve të naftës që kanë të bëjnë  me procedurën e pranimit dhe njohjes së dokumenteve të huaja të përcaktuar në ligje, rregulla teknike, standarde, procedurave dhe udhëzimeve të “KPU Inspect”-it, si dhe kryerja e punëve të inspektimit (verifikimit) të cilësisë së naftës dhe derivateve të naftës në përpuethshmëri me Planin dhe Programin e Monitorimit të cilësisë së naftës dhe derivateve të saj  të përcaktuar në ligje, standarde, rregulla teknike, procedura dhe udhëzime të “KPU  Inspect”-it.

Ndersa nga data 01.11.2011 e tutje punoj në poziten Inxhinier Kryesor për Laborator në Departamentin: Laboratori & Kontrolli Kualitetit të Nderrmarjes “New Co Feronikeli LLC” në Drenas./DrenicaSot.

 

Share.

About Author