Ndërron jetë polici i Kosovës, i njohur si tifoz i flaktë i Drenicës (FOTO)

0
Loading...

Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Tahir Çitaku, shkruan Infokusi.com.

Ai përveç që është dalluar në Policinë e Kosovës, ka qenë edhe një tifozë i flaktë i klubit të futbollit Drenica, por edhe klubeve tjera sportive nga Skenderaj.

Çitaku 40 vjeçar ishte shumë i dashur dhe gëzonte një respekt të madh në Skenderaj.

Ai pothuajse nuk lente ndeshje të Drenicës pa e shikuar dhe ishte shok i ngushtë i kapitenit të drenicasve, Sami Gecit.

Hera e fundit kur ai e pa Drenicën duke luajtur ishte ndeshja në Prizren ndaj Lirisë që u luajt të mërkurën.

Infokusi.com mëson se Çitaku ka ndërruar jetë mbrëmë në orët e vona pas një sulmi në zemër.

Vdekja e Çitakut i ka shokuar shumë sportist në Skenderaj të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Duhet theksuar se Çitaku ka qenë edhe kampion i Kosovës në shenjëtari, sport që e ka pasur në qejf dhe njihej edhe si një sportist i madh.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me 6 nëntor në ora 13:00 në varrezat e fshatit Qubrel.

Infokusi.com i shpreh ngushëllime familjes Çitaku dhe mbarë opinionin sportdashës në Skenderaj./Infokusi.com/

Lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut e ka konfirmuar edhe kapiteni Drenicës, Sami Geci, i cili ishte shok i mirë i Çitakut.

444444444444444

14947950_10206937027253392_4371124493699523193_n

Foto e Tahir Çitakut me disa prej futbollistëve të Drenicës në ndeshjen ndaj Lirisë që u luajt të mërkurën

14956405_10211033561214927_3205636526635355413_n

Share.

About Author