Xhavit Drenori nesër shpallë kandidaturen për kryetar të Drenasit

0
Loading...

Asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka njoftuar se nesër do të bëj zyrtare kandidaturen e tij për të parin e Drenasit. Ai këtë e ka bërë të ditur pêrmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

“Miq,

nesër zyrtarizoj kandidaturën time për të parin e Drenasit.

Jeni përzëmersisht të ftuar nesër, dt. 06.11.2016 në restaurant GRANITI në Drenas (afër rreth-rrotullimit, përballë Al – trade) në ora 14:00.

Para Jush dërshiroj të elaboroj katër fushat problematike që i kam identifikuar në qeverisjen lokale në Drenas tash sa kohë nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas, e të cilat janë pjesa kryesore përbërëse e programit tim për këtë pjesë të mbetur të mandatit.

Do jem i hapur edhe për pyetjet dhe sugjerimet e Juaja.

PS.: Kam arritë me e mbledhe buxhetin me ju gostisë nesër me nga një shishe ujë 0,5 litra. Megjithatë kjo është kalimtare sepse në takimin tonë të radhës besoj që do të avancohemi me shishe me lëng, meqë jam në procedurë për të marrë një kredi në bankë për fushatë.

Xhavit Drenori”/DrenicaSot

Share.

About Author