MD: Nisin hetimet për vdekjen e dyshimt të Astrit Deharit

0

Mjekësia ligjore dhe Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Dehari, që po mbahej në paraburgim në Prizren, ka ndërruar jetë në pasditen e sotme në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet.

Përmes një komunikate për media Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për sqarimin e vdekjes së aktivistit të VV-së.

“Ministria e Drejtësisë, është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit A.D., në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit”.

Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit Astrit Dehari, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse për rastin tragjik.

Share.

About Author