Përqarje të mëdha në PDK-në e Drenasit

0

Partia Demokratike e Kosovës në Drenas duket ka hyrë në një udhë pa kthim, pas përplasjeve të mëhershme kanë ndodhur edhe përplasje të reja duke barrikaduar qendrimet në mes të kryesisë të degës së PDK-së.

Pas përqarjes dhe ndarjës së dy asambleistëve dhe anëtarëve të kryesisë së kësaj dege, portali DrenicaSot merr vesh se ndarje ka edhe brenda kryesisë e cila kundërshtonte kandidimin e Bazajt për kryetar komune.

Pas Naim Bazajt, Xhavit Drenorit e Ramiz Lladrovcit edhe krahu i deputetit Bislim Zogaj brenda kryesisë së degës kërkon kandidatin për të parin e komunës.

 

Duke parë vendosshmërin e Bazajt, parimet e Drenorit edhe kontributin e Zogajt për Partinë Demokratike është shumë e vështirë të thuhet se do të arrinë një marrëveshje ndërmjetë vete.

 

Xhavit Drenori ka mbështetjën e grupit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim në qeverisje nga radhët e PDK-së, kurse Naim Bazaj si njeriu më i votuar në komunën e Drenasit nga qytetarët thuhet se është i vetmi i cili nuk do të bjerë pre e presionit të Kryetarit të Partisë Demokratike, zotrit Veseli.

 

Kandidatët po marrin shumë përkrahje në teren dhe është mundësia e vërtetë që këta të thyejn mitin e bastionit të PDK-së.

Analistët po vlerësojnë se Bazaj mund të jetë një  variant i luajtur nga kryetari Veseli për të fituar më shumë Partia Demokratike e Kosovës ku në momentet e fundit do të ndërrojë kursin e retorikes ndaj PDK-së apo do të bjerë pre e presionit të tij dhe grupit të Bislim Zogajt.

Por qytetarët po i japin shumë përkrahje Bazajt dhe kjo e ka bërë këtë garë tepër interesante, e vetmja ndonjëherë që ka bërë të i rrezikohet PDK-së pushteti në këtë komunë të Drenicës./DrenicaSOT.

 

Share.

About Author