Inspektorati i sanitarisë përfundon inspektimin në shkollat e Drenasit

0
Loading...

Edhe këtë vit, Drejtoria e Inspektoratit, përmes sektorit të sanitarisë, ka bërë kontrolla të përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Drenasit.

Në raportin e inspektimeve të sanitarisë në përgjithësi është konstatuar një gjendje e mirë higjenike, ku shumica e shkollave kanë bërë përgaditjet e duhura higjenike, si gelqerosjen e shkollave nga brenda, dezinfektimin e përgjithshme të hapsirave, ndërsa gjithashtu disa prej shkollave që kanë pasur probleme teknike sanitare në vitet paraprake, tani janë renovuar dhe kanë përmirësuas kushtet teknike-higjenike, por janë identifikuar edhe parregullsi dhe probleme me nyjet sanitare, por që ky raport i është përcjellur Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të ndërmarrë hapat për përmirësimin dhe evitimin e problemeve.

 

Në këtë raport, theksohet se shkolla në fshatin Llapushnik është duke u ndërtuar objekti i ri i shkollës, ndërkaq në fshatin Fushticë të Epërme është duke u renovuar shkolla. Inspektorja e sanitarisë, Ariana Sadiku, ka theksuar se në përgjithësi shkollat kanë furnizim me ujë të pijes, edhe ato që kishin mungesë në vitet tjera. Sadiku po ashtu ka paraqitur edhe parregullsitë në disa institucione shkollore dhe ka sugjeruar që te merren masat e mundshme për evitimin e tyre. Shkolla “Rexhep Gjeli” në Likoshan, është vlerësuar se mirëmbahet në përgjithësi, por vërtjejtet e inspektorës janë për nyjet sanitare të cilat janë ende fushore e qe duke pasur dalje në oborr është e veshtirë të mirëmbahen, prandaj si të tilla nuk i plotësojnë kushtet teknike dhe higjenike për përdorim nga nxënësit e kësaj shkolle.  Shkolla “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, paraqitet si problematik qështja e kanalizimit të fshatit, e cila ka mbetë pa përfunduar dhe ka dalje në afërsi të oborrit të shkollës dhe shkakton pengesa në procesin mësimorë, pasi që nuk mund të behët ajrosja e shkollës dhe hapja e dritarëve. Shkolla “Shaban Polluzha” në Korroticë e Epërme, gjatë inspektimeve në këtë shkollë është vërejtur se ka lagështi në mure të disa klasave për shkak të problemit të kulmit. Ndërsa shkolla “Dëshmorët e Fortesës” në fshatin Vërboc, është konstatuar se në këtë objekt mësimi, nuk janë kushtet teknike dhe higjenike në nivel dhe është gjendje shumë e rëndë për mbajtjen e proesit mësimorë, ka furnizim me ujë, por jo në mënyrë të rregullt dhe si e tillë kjo shkollë nuk mund të mirëmbahet dhe është një nga shkollat me kushtet më të vështira në Komunën e Drenasit. Muret në këtë shkollë janë të plasaritura, dyshemeja është e papërshtatshme dhe nyjet sanitare janë shumica jasht funksionit ( vetëm një nyje sanitare është në shfrytëzim për gjithsejt numrin e nxënësve që ka kjo shkollë rreth 140 ). Nyjet sanitare janë jasht funksionit për shkak të problemeve me kanalizim.

Share.

About Author