Berisha: Për herë të parë pas luftës, Drenasi do të shkojë në balotazh(Video)

0

 Kandidati i Partisë Fjala për kryetar të komunës së Drenasit, Vehbi Berisha , ka thënë se Drenasi për herë të parë pas luftës do të shkojë në balotazh.

“ Ky balotazh në një masë apo tjetër krijon paqartësi dhe krijon kushte për befasi të udhëheqjes apo qeverisjes lokale në Drenas. Shpresoj që këto zgjedhje do të jenë të befasishme dhe qytetarët të zgjedhin më të mirin”, ka thënë Berisha në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se zhvillimet politike, thyerjet që po ndodhin në partinë e madhe dhe problemet e mëdha që po e përcjellin Drenasin që janë përcjellë me një keqqeverisje, bëjnë që balotazhi të jetë i patjetërsueshëm.

Berisha në këtë emision ka folur rreth problemeve me të cilat po përballen qytetarët e Drenasit dhe premtimet që do ti realizojë, në rast se zgjidhet kryetar i Drenasit. Ai ka thënë se prioritet do të ketë fusha e arsimit, shëndetësisë dhe administrata komunale.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni intervistën :

Share.

About Author