Drenori PDK-së: Nuk jam njeri i “aksham” pazareve

0
Loading...

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, ka reaguar pas insistimit të madh të njerzve të PDK-së që ai t’a perkrahë kandidatin e tyre. Ai ka thënë që tashmë është vonë per bashkpunim, pasi është injoruar në tërësi nga PDK-ja, për ndryshimet e nevojshme të cilat i ka promovuar, e po ashtu kandidati i PDK-së nuk është i duhuri.

Ky është postimi i tijë i plotë:

”Të nderuar Komandantë, Deputetë dhe Anëtarë të kryesisë së PDK-së.

Me gjithë respektin për të gjithë, por presioni i këtyre dy ditëve të fundit, më shtyri të judrejtohem publikisht.

Nuk kam kohë për asnjë takim të vetëm në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet kandidatit të nominuar nga PDK-ja në Drenas dhe mua.

Takimi ynë i radhës me çdo njërin nga Ju do jetë i mundshëm pas 4. Dhjetorit.

Besoj që kishim kohën e mjaftueshme për debat të mirëfilltë rreth kahjes tjetër të qeverisjes lokale në Drenas, kahje kjo të cilën e kisha studiuar në hollësi dhe që është në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve të Drenasit.

Isha shumë i gatshem që me gjithë kapacitetin tim të ndihmoj PDK-në që para se të përzgjedhim kandidatin për Kryetar (post ky që unë personalisht nuk isha shumë i interesuar ta marr në këtë më pak se gjysëm mandat), por Ju kurrë nuk reflektuat.

Ju drejtova kërkesa edhe zyrtare për këtë debat, por nuk u përgjigjet.
Nuk po kuptoj çka është tani gjithë kjo këmbngulje!

UNË NUK JAM NJERI I PAZAREVE TË MOMENTIT TË FUNDIT.

Prandaj koncentronu ju lutem t’i ndihmoni kandidatit Tuaj sepse ka shumë nevojë dhe më leni mua rehat në rrugën time.

Unë kam PRINCIPE dhe ato kanë bazën nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Drenasit. Jashtë principeve të mia nuk dal.

Është koha e fundit që të “pastrojmë” arsimin në Drenas nga nepotizmi dhe familjarizmi.

Është koha e fundit që disa nga Ju të hiqni dorë nga uzorpimi i pronave komunale dhe atë pasuri t’ua kthejmë qytetarëve të Drenasit.

Është koha e fundit që investimet kapitale në teren të bëhën cilësore, ashtu siç parashihen në paramasa dhe tender.

Është koha e fundit që projektet në teren ti realizojnë operatorë ekonomik profesional e jo të familjarëve të Juaj.

Janë këto vetëm disa çështje nga një set i gjërë që na dallojnë, prandaj deri me 4. Dhjetor i kemi rrugët e ndara politike.

PS.: edhe një çështje – nesë mendoni që me kandidatin që e nominuat (e sollët në mënyrën më jo demokratike dhe personin më jo adekuat të mundshëm) për t’ju ruajtur biznesët e pista në prona komunale në Drenas, keni kalkuluar gabim, sepse të gjithë i pret fati i rasteve si ai i MMPH-së, rasti i stacionit të autobusëve e rasteve tjera korruptive që tashmë presin drejtësinë nga organet përgjegjëse.

FATIN E QYTETARËVE NUK GUXOJMË TA LIDHIM NË ASNJË MËNYRË ME FATIN E PARTISË.”/DRENICA SOT

Share.

About Author