Ekskluzive: Pamjet e vdekjes dramatike të Astrit Deharit (Video)

0

Qe një javë keni dëgjuar deklarata politike nga të dyja kampet për rastin e vdekjes makabre të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit.

Sonte do të shikojmë më shumë pamje, e do dëgjojmë pak fjalë. Do të shikojmë pamjet autentike nga vendi i ngjarjes. Pamjet që e shpërfaqin një dramë njerëzore më shumë sesa një triller politik.

Gazeta Express ka vendosur t’i publikojë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, të siguruar përmes burimeve të saj – jo për të përfituar shikueshmëri, por për të hedhur dritë mbi vdekjen më enigmatike të ndodhur në Kosovë vitet e fundit.

Do t’i shikojmë disa minuta, pa anime politike, pa insinuata, pa interpretime personale, por me pamje të dhimbshme të një njeriu në sekondat e fundit të jetës dhe të njerëzve që vrapojnë për ta ndihmuar atë.

Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si vdiq Astrit Dehari.

Share.

About Author